Katër të lënduar në një vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 15:58
Katër të lënduar në një vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku me katër të lënduar ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Policia e Kosovës ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësorë.

Policia është duke hetuar shkakun e këtij vetaksidenti.

“Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka thënë, Flora Ahmeti zyrtare për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)