Ekspertët gjermanë kundër hapjes pas shtimit të rasteve me Covid-19

  • G.G /
  • 13 March 2021 - 14:16
Ekspertët gjermanë kundër hapjes pas shtimit të rasteve me Covid-19

Ekspertët shëndetësorë në Gjermani kanë paralajmëruar kundër lehtësimit të mëtejmë të masave kufizuese për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19 pas përhapjes së variantit britanik të virusit, i cili është më ngjitës.

“Mund të kemi më shumë lehtësime vetëm nëse ka rënie të qëndrueshme të numrit të rasteve”, tha Karl Lauterbach, ekspert shëndetësor nga radhët e Partisë Socialdemokrate, për gazetën “Augsburger Allgemeine”, duke shtuar se kjo ka pak gjasë të ndodhë së shpejti.

Më herët, Instituti gjerman për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” raportoi se shkalla e infeksioneve në vend është duke u rritur, shkruan The Guardian.

Zemërimi i njerëzve rreth masave të vazhdueshme të izolimit dhe shpërndarjes së ngadalshme të vaksinave e ka dëmtuar përkrahjen për partinë e kancelares Angela Merkel, që gjithashtu është prekur nga një skandal rreth prokurimit të maskave, ku janë përfshirë deputetë të partisë së saj.

Përkrahja për Partinë Kristina-Demokrate të Merkelit ka rënë në rajonet Baden-Wurttemberg dhe Rheinland-Pfalz ka shënuar rënie. Të dielën, në këto rajone do të mbahen zgjedhjet rajonale, të cilat po vlerësohen si matës serioz i bindjeve politike të qytetarëve para zgjedhjeve federale të shtatorit.

(Kosova Sot Online)