Lexoni edhe:
Si është disponimi brenda Kuvendit të LDK-së? Flet një delegat
I dyshuari që vrau ish gruan është Lulzim Sopi, i lindur në vitin 1976 dhe është nga qyteti i Gjilanit.
Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se Lulëzimi për motive xhelozie fillimisht ka qëlluar ish-bashkëshorten e tij, Sebahate Sopen, dhe më pastaj ka kryer vetëvrasje.
Si është disponimi brenda Kuvendit të LDK-së? Flet një delegatLexoni edhe:
Afër trupave të çiftit është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në këtë aktit të vrasjes së dyfishtë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
(Kosova Sot Online)