Si është disponimi brenda Kuvendit të LDK-së? Flet një delegat

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 11:06
Si është disponimi brenda Kuvendit të LDK-së? Flet një delegat

Delegati nga dega e Komunës së Klinës, Fadil Gashi njëhereshit edhe kryetar i kësaj dege në një prononcim ka treguar për disponimin brenda Kuvendit të LDK-së.

“Të gjithë delegatet do ti nënshtrohemi votës së fshehtë, disponimi brenda kuvendit është i mirë i kemi dy pika të rendit të ditës, ku do të zgjedhën trupat punues të kuvendit dhe zgjedhja e kryetarit”, tha Gashi.

Deri tani, kandidatë për kryetar të LDK-së janë deklaruar Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.

Mbi 330 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen sot për ta dhënë votën e tyre. Siç parasheh statuti, vetëm brenda Kuvendit zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët.

Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit [Isa Mustafa], mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.

Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve. 

(Kosova Sot Online)