Po numërohen votat në LDK, kjo është renditja e kandidatëve në fletëvotim

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 13:00
Po numërohen votat në LDK, kjo është renditja e kandidatëve në fletëvotim

Po numërohen votat e delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Renditja në fletëvotim është si vijon: 1. Lumir Abdixhiku; 2. Lutfi Haziri; 3. Besian Mustafa.

Paraprakisht, nga gara është tërhequr Anton Quni, duke thënë se do ta mbështes njërin nga kandidatët e shpallur.

Në fillim të punimeve të Kuvendit Zgjedhor, Isa Mustafa dha zyrtarisht dorëheqje nga pozita e kryetarit.

(Kosova Sot Online)