Gaxherri: Do të takohemi me Kurtin, por ftesa e tij nuk është urgjente

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 13:29
Gaxherri: Do të takohemi me Kurtin, por ftesa e tij nuk është urgjente

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i kanë ftuar ditë më parë partitë politike për të diskutuar për formimin e institucioneve.

Në letra të dërguara në adresë të subjekteve, Osmani e Kurti kanë theksuar se është shumë e rëndësishme të ecet tutje, pas reflektimit të vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Një ftesë për takim i është dërguar edhe LDK’së.

Takimi është paraparë të mbahet nesër në orën 12:30.

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Besa Gaxherri, ka deklaruar se do të takohen me Albin Kurtin pasi siç thotë ajo, Lidhja Demokratike e Kosovës mban përgjegjësi ndaj shtetit edhe kur është në opozitë.

Megjithatë, Gaxherri është shprehur për EO se ftesa e Kurtit nuk është urgjente.

 “Sot është ditë pune edhe nesër dhe nuk është me urgjencë ftesa e Kurtit por natyrisht që do të takohemi. LDK-ja nuk harron që ka përgjegjësi qoftë kur është në opozitë qoftë në pushtet”, shtoi Gaxherri.

(Kosova Sot Online)