Nis takimi i radhës, Osmani dhe Kurti takohen me Haradinajn e Selimin

  • G.G /
  • 15 March 2021 - 13:43
Nis takimi i radhës, Osmani dhe Kurti takohen me Haradinajn e Selimin

Ka nisur takimi i radhës në Kuvend, në vazhdën e takimeve që ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti po i mbajnë me përfaqësuesit e partive.

Në sallën ku po qëndrojnë Osmani dhe Kurti, tani kanë shkuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe anëtari i Kryesisë së këtij subjekti politik, Selim Selimi.

Paraprakisht, Osmani dhe Kurti janë takuar me kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe me sekretarin e kësaj partie, Uran Ismailin.

(Kosova Sot Online)