Irani var 4 burra, dhunuan një grua para syve të bashkëshortit

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 12:30
 Irani var 4 burra, dhunuan një grua para syve të bashkëshortit

Katër burra janë ekzekutuar me varje në litar në Iran për dhunimin seksual të një gruaje para syve të bashkëshortit, i cili ishte i lidhur dhe u detyrua ta shikonte ngjarjen e tmerrshme.

Sulmi neveritës ndodhi përderisa çifti ishte duke u ngjitur në një mal të provincës Khorasa Razavi. Burrat u ekzekutuan të hënën, pas hetimeve të gjera të policisë.

Ruhollah Rad, Mohammad Baghansgani, Mohammad Hosseini dhe Mohammad Watandoost u identifikuan si pjesëmarrës në dhunim dhe u akuzuan për rrëmbim dhe dhunim të një gruaje me kërcënime të dhunshme ndaj një burri.

Të pandehurit ia kishin lidhur duart dhe këmbët burrit të viktimës para se ta dhunonin gruas para syve të tij, shkruan Daily Mail.

Gjykata Kriminale në provincën Khorasan Razavi e dërgoi rastin në Gjykatën Supreme, e cila më pas mori vendim për varjen e katër burrave në Burgun Qendror të Mashhadit.

Irani është në mesin e vetëm gjashtë shteteve në botë që i dënon me vdekje personat që shpallen fajtorë për dhunim seksual, ndërsa Republika Islamike ekzekuton më së shumti të dënuar për numër të banorëve në botë.

Vetëm gjatë vitit 2019, autoritetet iraniane ekzekutuan mbi 250 persona të dënuar për vepra të ndryshme.

(Kosova Sot Online)