Avdullah Hoti paralajmëron mësim online në të gjitha nivelet e arsimit

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 12:23
 Avdullah Hoti paralajmëron mësim online në të gjitha nivelet e arsimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se do të mbesin në fuqi masat e njëjta kundër pandemisë së COVID-19 pasi “trendet janë stabile”.

Hoti ka diskutuar të martën për situatën e pandemisë me ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi dhe zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj.

“Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite”, ka thënë Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

(Kosova Sot Online)