Albin Kurti i bën thirrje mërgatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut që të regjistrohen

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 10:40
 Albin Kurti i bën thirrje mërgatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut që të regjistrohen

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që pritet të bëhet në shtetin fqinj.

Kurti tha se mërgata shqiptare ka mundësi që për herë të parë procesin e regjistrimit ta realizojnë nga vendi ku jeton, pa pasur nevojë që të vij në vendlindje.

“Regjistrimi zhvillohet 20 vjet pas atij të vitit 2002, sepse ai i vitit 2019 u anulua për arsye ende të panjohura nga regjimi i atëhershëm i Gruevskit. Për herë të parë mërgata jonë ka mundësi që procesin e regjistrimit ta realizojë nga vendi iku jeton. Pa qenë e detyruar si deri më tani që ta marrin tërë atë rrugë e të vijnë në vendlindje për tu regjistruar”, ka thënë Kurti.

“Të drejtë regjistrimi ka secili qytetarë me nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që është i pajisur me numrin personal që ndryshe njihet edhe si numri amëz. Numrin amës mund ta gjeni në këto dokumente: në certifikatën e lindjes, certifikatën e të kurorëzuarve, në letërnjoftim dhe në pasaportë”, ka thënë më tutje Kurti.

“Meqë edhe me Kushtetutën aktuale, të drejtat politike të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut diktohen dhe burojnë nga numrat, regjistrimi i çdo qytetari është tejet i rëndësishëm”.

(Kosova Sot Online)