Një djalë zhduket në Prizren

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 11:13
 Një djalë zhduket në Prizren

Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën “Marie Kraja” në Prizren.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se nëna nuk ka njohuri për vendndodhjen e djalit të saj.

“Rr. Marie Kraja, Prizren, 16.03.2021-07:00. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se djali i saj është larguar nga  shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)