Ky është vendi i mrekullisë së ylbereve

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 12:39
Ky është vendi i mrekullisë së ylbereve

Ka një vend në Tokë që mund të konsiderohet si vendi i magjisë dhe mrekullisë së ylberëve dhe shkenca e vërteton këtë.

Steven Businger, një shkencëtar atmosferik, publikoi një stubim se pse Hawaii është vendi me ylberët më të mrekullueshëm në planet.

“Rëndësia kulturore e ylberëve pasqyrohet në gjuhën e Hawaii-t”, thotë autori, shkencëtar atmosferik në Universitetin në Manoa, “e cila ka shumë fjalë dhe fraza për të përshkruar larminë e tyre”.

Vendndodhja e Hawaii-t në Paqësorin subtropikal do të thotë se modeli i përgjithshëm i motit është i dominuar nga erërat, rreshje të shpeshta shiu dhe qiej të pastër, kushtet e përsosura për formimin e ylberit.

Në punimin e tij, Businger përshkruan edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në krijimin e ylberëve më të bukur në planet.

Për shkak të largësisë së ishujve, ajri është jashtëzakonisht i pastër dhe pa ndotje, pluhur kontinental dhe polen. Ky është një tjetër faktor që kontribuon në spektrin e plotë të ngjyrave.

Hawaii në të vërtetë njihet si shteti i ylberit.

Në mitologjinë tradicionale, ylberët janë një element domethënës.

Në punimin e Businger, analizohet se si ylberët janë bërë një pjesë kaq e rëndësishme e kulturës në Hawaii.

(Kosova Sot Online)