Shefi i BE-së në Kosovë takon Abdixhikun: Opozita të marrë pjesë në proceset demokratike

  • A.P /
  • 18 March 2021 - 16:03
Shefi i BE-së në Kosovë takon Abdixhikun: Opozita të marrë pjesë në proceset demokratike

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka uruar Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të ri të LDK-së.

Szunyog sot ka vizituar Abdixhikun në zyrat e partisë dhe ka thënë se është e rëndësishme formimi i shpejt i institucioneve dhe pjesëmarrja konstruktive e opozitës në proceset demokratike.

“E urova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për postin e tij të ri. Shpreha rëndësinë e formimit të shpejt të institucioneve të Kosovës dhe pjesëmarrjen konstruktive të opozitës në proceset demokratike. Mezi pres  të kemi bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar Shefi i BE-së në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)