Gëzim Kelmendi kritikon ashpër Vjosa Osmanin

  • A.P /
  • 18 March 2021 - 23:12
Gëzim Kelmendi kritikon ashpër Vjosa Osmanin

Kryetari i partisë Fjala ka kritikuar u.d. të presidentit Vjosa Osmani për intervistën e saj të dhënë në BBC. Ai thotë se në kohën kur kërkojmë liberalizim të vizave, Kosova po njolloset nga vetë politikanët e saj.

“Kërkojnë liberalizim të vizave për Kosovën, ndërsa në mediat ndërkombëtare e njollosin Kosovën si është më keq. Këtë “strategji” të njollosjes të Kosovës në opinion ndërkombëtar e kam dëgjuar për herë të parë me veshët e mi në Bruksel me 2012 nga deputetët e VV-së kur ishim së bashku si deputet në vizitë të KE-së”, ka shkruar ai.


Ai thotë se Osmani po mer shembull VV’në për këto deklarata në medie ndërkombëtare.

“Këtë “strategji” të VV-së po e përdorë edhe kandidatja për presidente të Kosovës. Kjo është “strategji” e gabuar!  Nuk bën të njolloset shteti yt, por duhet të kritikohen ata që udhëheqën shtetin për 20 vite”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)