Moti sot në Kosovë

  • E.K /
  • 19 mars 2021 - 08:12
Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të premten mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të përcjella edhe me rreze dielli.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, deri sa të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, pasi që dita e shtune parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet te ketë reshje bore të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit.

(Kosova Sot Online)