“Plagë në gjoks nga pistoleta”, policia jep detaje për vdekjen e ish-drejtorit të shëndetësisë në Deçan

  • E.K /
  • 19 March 2021 - 11:05
 “Plagë në gjoks nga pistoleta”, policia jep detaje për vdekjen e ish-drejtorit të shëndetësisë në Deçan

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje shtesë për vdekjen e ish-drejtorit të Shëndetësisë në komunën e Deçanit, Mustafë Hasanaj,

Sipas policisë i njëjti është gjetur i shtrire në oborrin e shtëpisë së tij, me një plagë në gjoks nga arma e zjarrit.

I njëjti ka ndërruar jetë më pas në Spitalin e Pejës.

Policia është duke e hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Deçan, 18.03.2021 – 07:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe i njëjti kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në afërsi të viktimës është gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante policore.

(Kosova Sot Online)