Në ditët e para të pranverës, mot më i ftohtë dimëror e me të reshura bore

  • A.P /
  • 19 March 2021 - 22:39
Në ditët e para të pranverës, mot më i ftohtë dimëror e me të reshura bore

Ditëve të para të stinës së pranverës që fillon ditën e shtunë më 20 mars, po parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët me të reshura që fillimisht do të jenë të përziera bore e shiu, e me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje bore.  Reshjet e borës ditën e diel mund të jenë të intensitetit mesatar, që pritet të krijojnë edhe shtresë dëbore.

Ditën e martë dhe mërkurë do të ketë edhe intervale me diell, por që kohëpaskohe priten reshje të dobëta lokale bore.

Në pjesën e dytë të javës së ardhshme parashihet stabilizim i situatës meteorologjike, e ku priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e në fundjavë edhe rritje e temperaturave përreth vlerave mesatare.

Moti më dinamik në ditët në vijim, mundëson të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, që mbanë ndotësit ajror të shpërndarë, e në këto kushte indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë më gjatë në vlera të pranueshme dhe mesatare, herë-herë edhe në të mira.  Vetëm në raste të periudhave të qetësisë, pritet përkeqësim i cilësisë së ajrit, e vlerat kalojnë edhe në të dobëta.

(Kosova Sot Online)