Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh

  • G.G /
  • 20 March 2021 - 11:02
Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh

Një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh u regjistrua të shtunën afër bregdetit lindor të qytetit Honshu të Japonisë.

Lajmin e bëri të ditur Qendra Kërkimore Gjermane për Gjeoshkenca, GFZ, shkruan Reuters.

Transmetuesi publik japonez, NHK, i paralajmëroi banorët për një cunami prej një metri në prefekturën Miyagi.

Japonia shtrihet në të ashtuquajturën “unazë e zjarrit”, që është zona me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, dhe goditet shpesh nga tërmetet. Në të kaluarën, disa dridhje në Japoni kanë shkaktuar shumë viktima.

Në mars të vitit 2011, Japonia u godit nga tërmeti i fuqishëm prej 9.0 shkallësh, Tërmeti Tohoku, i cili shkaktoi edhe cunami të madh dhe la të vdekur rreth 16.000 njerëz.

(Kosova Sot Online)