Lumir Abdixhiku prezanton nënkryetaren e re të LDK-së, Shqipe Mjekiqi: Mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë!

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 20:29
Lumir Abdixhiku prezanton nënkryetaren e re të LDK-së, Shqipe Mjekiqi: Mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar më gjerësisht nënkryetaren e re të LDK-së, Shqipe Mjekiqi.

Abdixhiku duke i uruar mirëseardhjen, ka dhënë detaje më të hollësishme rreth shkollimit të Mjekiqit.

Mjekiqi si emër i panjohur në media ishte supriza e ditës së sotme në zgjedhjet në LDK.

Postimi i plotë:

Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Shqipja i ka të përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe.

Si pjesë e kualifikimit të saj akademik, Shqipja ka studiuar ndikimin e sistemeve zgjedhore në sjelljen legjislative nëpër shtetet evropiane.

Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë.

Mirë se vjen.

(Kosova Sot Online)