Plagosen me armë zjarri dy vëllezër

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 21:40
Plagosen me armë zjarri dy vëllezër

Marjan dhe Hot Doçaj janë dy vëllezërit që u plagosën me armë zjarri në Shkodër.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta.

Dy vëllezërit 23 dhe 30 vjeç, janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D.,  23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

(Kosova Sot Online)