Deputetët e rinj kanë 30 ditë afat për deklarim të pasurisë

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 20:57
 Deputetët e rinj kanë 30 ditë afat për deklarim të pasurisë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës detyrohen nga Agjencia Kundër Korrupsionit që pasurinë e tyre ta deklarojnë çdo vit.

Shaip Havolli, drejtor i kësaj agjencie informon se afati për ta deklaruar pasurinë është hapur me 1 mars të këtij viti dhe do të përfundojë në fund të muajit.

Mirëpo edhe pse pothuajse ka mbaruar afati i caktuar kohor më pak se gjysma e zyrtarëve e kanë deklaruar atë.

Sa u përket deputetëve të zgjedhur në procesin e fundit zgjedhor në Kosovë, Havolli thotë se edhe ata janë të detyruar ta deklarojnë krejt pronësinë e tyre.

Por pos kësaj Havolli ka bërë të ditur se ka pasur raste ku zyrtarët e lartë nuk e kanë deklaruar fare pasurinë e tyre..

Prandaj ndaj këtyre të fundit janë ngritur kallëzime penale.

Pos kësaj, zyrtarët që nuk e deklarojnë pasurinë, ose e deklarojnë atë rrejshëm kryejnë shkelje të ligjit, dhe ata mund të ndiqen nga institucionet e drejtësisë.

(Kosova Sot Online)