79 milionë persona vaksinohen kundër COVID-19 në SHBA

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 14:32
79 milionë persona vaksinohen kundër COVID-19 në SHBA

Më shumë se 121 milionë doza të vaksinave antiCovid-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konfirmimi vjen nga të dhënat e publikuara nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.

Shifra përbën 77% të mbi 156 milionë dozave të shpërndara në shtetet amerikane. Personeli shëndetësor ka injektuar rreth 2,4 milionë doza në ditë gjatë javës së fundit.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve thotë se rreth çereku i popullatës, 79 milionë persona, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinave që luftojnë koronavirusit. Ndërsa 43 milionë janë imunizuar totalisht.


(Kosova Sot Online)