Ambasadori amerikan shkon në Kuvend pak minuta para seancës

  • G.G /
  • 22 March 2021 - 09:52
Ambasadori amerikan shkon në Kuvend pak minuta para seancës

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka shkuar në Kuvend të Kosovës në ditën kur po pritet të votohet legjislatura e re.

Kosnett është parë duke hyrë në Kuvend pak minuta më parë.

 Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2 do të thirret pak orë pasi që të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së tetë.

(Kosova Sot Online)