Seanca konstituive e Kuvendit/LIVE

  • G.G /
  • 22 March 2021 - 10:49
Seanca konstituive e Kuvendit/LIVE

Ndonëse me vonesë, në Kuvendin e Kosovës, ka filluar seanca konstituive e legjislaturës së tetë.

Kjo seancë fillimisht është paraparë të fillojë në orën 09:00, të mëngjesit, megjithatë kishte vonesa në arritjen e deputetëve.

Mbledhja konstituive e legjislaturës udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri i zgjedhur.

Kësaj radhe seanca do të udhëhiqet nga deputeti i VV-së, Avni Dehari, si dhe deputetja tjetër e PDK-së, Adelina Granica.

Fillimisht, kryesuesi kërkon nga një përfaqësues që të caktohet nga partitë politike në Kuvend për të bërë verifikimin e kuorumit dhe të mandateve.

Komisioni i përkohshëm e shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve, ia paraqet Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Kuvendit dhe e verifikon kuorumin në mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët betohen, derisa deklaratën e betimit e lexon kryesuesi i mbledhjes.

Kujtojmë se partia më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit doli Lëvizja Vetëvendosje, e cila do të ketë 58 deputetë, pastaj, Partia Demokratike me  19, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tetë deputetë.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa certifikimi i tyre u bë më 13 mars.

https://www.youtube.com/watch?v=_cmjt6Wl_koë

(Kosova Sot Online)