I reagoi Lumir Abdixhikut, Driton Selmanaj thotë se s’ka përplasje në LDK

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 14:12
 I reagoi Lumir Abdixhikut, Driton Selmanaj thotë se s’ka përplasje në LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj duke komentuar deklaratat e djeshme të tij, ka thënë se nuk janë përplasje brenda LDK-së, por pjesë të demokracisë së brendshme.

Ai pasi është betuar si deputet i legjislaturës së tetë, ka thënë se në LDK lejohen mendimet ndryshe.

“Absolutisht kjo është pjesë e demokracisë së brendshme, që LDK ka mendime të ndryshme, shprehim mendime, vlerësime për situata të caktuara”, tha ai.

Selmanaj i pyetur nëse do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, ka thënë se do të vendosin kur të vjen koha për atë çështje.

Deputeti i sapozgjedhur i LDK-së dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, dje ka thënë se drejtuesit e ri të LDK-së po bëjnë “turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosa Osmanin. Kjo sipasa tij, është përpjekje për ta dëmtuar edhe më shumë LDK-në.

Atij i ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, duke e mbrojtur kryetarit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. “Dream Team” në krye me Lumirin”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)