VV-së i zëvendësohen nëntë deputetë që u bënë ministra

  • E.K /
  • 24 March 2021 - 14:15
 VV-së i zëvendësohen nëntë deputetë që u bënë ministra

Arianit Bytyqi nga Këshilli për Çështje Ligjore në KQZ ka njoftuar se kanë pranuar 13 kërkesa për zëvendësimin e deputetëve. Sipas tij nëntë kërkesa kanë ardhur vetëm nga LVV-ja.

“Këshilli për çështje ligjore sot ka shikuar rekomandimin për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pas kërkesës së ardhur dje. Në total ka shqyrtuar 14 kërkesa për zëvendësim të deputetëve e prej të cilëve 9 janë nga LVV-ja, një nga KDTP,  një nga IRDK, një nga AAK dhe një nga NDS”, ka thënë ai.

Më tutje Bytyqi ka kërkuar që të votojmë rekomandimin për zëvendësimin e këtyre deputetëve.

“Pas shqyrtimit të këtyre kërkesave  ne konsiderojmë që kanë kaluar të gjitha flitrat ligjor dhe kërkojmë edhe këtu që të kalojë ky rekomandim për zëvendësimin e deputetëve”, ka thënë ai.

Ky rekomandim i Këshillit për Çështje Ligjore u miratua nga anëtarët e KQZ-së.

(Kosova Sot Online)