Forca e Re Demokratike dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi urojnë Albin Kurtin për pozitën e kryeministrit

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 13:09
 Forca e Re Demokratike dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi urojnë Albin Kurtin për pozitën e kryeministrit

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urime nga Forca e Re Demokratike e Malit të Zi dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë.

Kryetari i Forcës së Re Demokratike të Malit të Zi, Nafiz Cungu është shprehur i bindur se Qeveria Kurti do të jetë Qeveri e vlerave demokratike, e diturisë dhe drejtësisë, dhe se do të sjellë frymën e ndryshimit, zhvillimit dhe stabilitetit politik.

Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, është shprehur i bindur se Qeveria e re e Kosovës do të angazhohet në përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe përkushtim të njëjtë do të tregojë edhe për shqiptarët në trojet e tyre në Mal të Zi.

(Kosova Sot Online)