Taksisti nga Kosova e gjen një kuletë me shumë para, e dorëzon në polici

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 11:47
 Taksisti nga Kosova e gjen një kuletë me shumë para, e dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, e ku një taksist i zonës ka dërguar në stacionin e policisë një kuletë me një shumë të konsiderueshme parash, e që i ka rënë një klienti.

Sipas policisë personit të cilit i kishte rënë kjo kuletë nuk ishte në dijeni se i mungonte ajo.

“Më 24.03.2021 rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisiti e kishte gjetë në veturën me të cilën po punonte. Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli”, ka thënë Flora Ahmeti.

Sipas saj, personi të cilit i kishte rënë kuleta më pas e ka marr të njëjtën në stacionin policor.

“I njëjti është paraqitur në stacion ku  janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve.  Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashëpunimin  e vazhdueshëm me policinë, veçanërisht qytetarin S.B (mashkull), i cili mbrëmë përveç veprimit të cilin e vlersojmë shumë , ndau edhe  kohën e tij për rastin”, ka thënë më tutje ajo.

(Kosova Sot Online)