Ferizaj, arrestohet shtetasi francez pasi goditi me thikë kosovarin

  • E.K /
  • 26 March 2021 - 11:01
 Ferizaj, arrestohet shtetasi francez pasi goditi me thikë kosovarin

Një shtetas francez është arrestuar dje në Ferizaj pasi e ka goditur me thikë një kosovar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull -me shtetësi franceze pasi që i njëjti ka sulmuar-goditur me thike viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj”.

Për më tepër, prokurori ka vendosur që ta dërgojë të dyshuarin në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ferizaj, 25.03.2021-11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull -me shtetësi franceze pasi që i njëjti ka sulmuar-goditur me thike viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)