Gjendet i pajetë 60-vjeçari me Covid-19, dyshohet për vetëvrasje

  • E.K /
  • 26 March 2021 - 14:19
 Gjendet i pajetë 60-vjeçari me Covid-19, dyshohet për vetëvrasje

Një 60-vjeçar me koronavirus është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Polis Qendër në Librazhd. Mësohet se bëhet fjalë për Xhevahir Shkurtin, i cili u gjet i pajetë përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme.

Dyshohet që ai të ketë kryer vetëvrasje duke përdorur një thikë, ndërsa ka qenë edhe i infektuar me koronavirus.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po kryen në vendngjarje veprimet e mëtejshme.

(Kosova Sot Online)