ZYRTARE: Valon Berisha mungon kundër Suedisë

  • S.A /
  • 27 March 2021 - 12:50
ZYRTARE: Valon Berisha mungon kundër Suedisë

Edhe zyrtarisht, Valon Berisha do të mungojë të dielën kundër Suedisë në “Fadil Vokrri” për shkak të një dëmtimi. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.

FFK ka bërë të ditur se stafi mjekësorë do të bëjë të pamundurën që Berisha të riaftësohet për ndeshjen kundër Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”, që do të zhvillohet me 31 mars.

Njoftimi i FFK-së:

Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars. 

(Kosova Sot Online )