Gazetari boshnjak, i kërkon ambasadorit rus të thotë Republika e Kosovës

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 16:10
Gazetari boshnjak, i kërkon ambasadorit rus të thotë Republika e Kosovës

Gazetari boshnjak, Senad Haxhifejzoviq i ka kërkuar ambasadorit të Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabukhov, të thotë “Republika e Kosovës”, pasi ky i fundit paraprakisht i kishte kërkuar atij që të thotë “Republika Srpska” dhe të mos e përdorte shkurtesën “RS”.

Kalabukhov, si mysafir në televizionin “Face TV”, refuzoi të thoshte “Republika e Kosovës”, kur udhëheqësi i emisionit i kërkoi ta bënte këtë, si kundërpërgjigjje për ndërhyrjen e ambasadorit.

“Nuk mund të them se është republikë, ne nuk e njohim atë”, u përgjigj ambasadori rus, Igor Kalabukhov.


(Kosova Sot Online)