Ambasadori amerikan vjen me një reagim pasi Kosova u furnizua me vaksinat anti-Covid

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 21:22
Ambasadori amerikan vjen me një reagim pasi Kosova u furnizua me vaksinat anti-Covid

Në ceremoninë e pranimit të vaksinave ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, i cili është shprehur i kënaqur me ardhjen e vaksinave në vendin tonë, ndërsa ka thënë se SHBA-ja është kontribuuese në iniciativën shumëkombëshe COVAX.

“I kënaqur që isha i pranishëm kur vaksinat e para arriten në Kosovë. SHBA është një kontribuuese krenare për iniciativën shumëkombëshe COVAX”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Pas kësaj ceremonie, reagim ka bërë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohd,e i cili e ka cilësuar si një lajm të shkëlqyer mbërritjen e vaksinave anti-Covid në Kosovë.

“Lajm i shkëlqyeshëm që kontingjenti i parë i vaksinave COVAX mbërrijti në Kosovë! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje”, ka deklaruar ai në ‘Twitter’.

“Çdo e treta euro në COVAX sigurohet nga Europa, çdo e pesta nga Gjermania. Ky është solidaritet ndërkombëtar në veprim. Vazhdoni punën e madhe Unicef”, ka shkruar tutje ai në Twitter.

Kontingjenti i parë i vaksinave që erdhi sot në Kosovë përfshinë 24 mijë doza të vaksinës “Astra Zeneca”, ndërsa të tjera janë paralajmëruar se do të vijnë në ditët në vazhdim.

(Kosova Sot Online)