Pas humbjes së zgjedhjeve, në PDK dhe LDK po ngritin kokën fraksionet e ashpra brenda partiake

  • 29 March 2021 - 07:34
Pas humbjes së zgjedhjeve, në PDK dhe LDK po ngritin kokën fraksionet e ashpra brenda partiake

Shkruan: ANALIST- Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi, konsideron se dy subjekte e mëdha politike, që deri dje ishin zotërueset kryesore të skenës politike në vend, PDK dhe LDK, pas debaklit të 14 shkurtit gjenden para një situatë të rendë, sepse në përpjekjet e tyre për të simuluar reformimin, po dalin në skenë fraksionet dhe interesat e ngushta grupore e klanore.

Image
Faik Krasniqi

Këto përplasje brenda PDK-se dhe LDK-se janë përplasje mes fraksioneve brenda këtyre partive. Sikur të mos pësonin debakël në zgjedhjet e 14 shkurtit, këto përplasje kurrë nuk do t’i dëgjonim. Nuk do të kishte akuza dhe kundër akuza.

Do të vazhdonin sikur çdo gjë është në rregull, sepse do të ishin akoma në pushtet dhe synimi i tyre dihet që është vetëm zhvatja e shtetit. Këto dy parti duhet të reformohen rrënjësisht. Vetëm zgjedhja e kryetarit dhe ndërrimi ne mënyrë sipërfaqësore të kryesisë nuk mjafton. Reformimi i tyre është për të mirën e Kosovës. Përndryshe në zgjedhjet lokale do të pësojnë akoma më keq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".