Janë të korruptuar me maje, opozitarët po i frikësohen zhveshjes nga pushteti dhe nga goditja e rëndë e ligjit!

Janë të korruptuar me maje, opozitarët po i frikësohen zhveshjes nga pushteti dhe nga goditja e rëndë e ligjit!
Janë të korruptuar me maje, opozitarët po i frikësohen zhveshjes nga pushteti dhe nga goditja e rëndë e ligjit!

Muhamet Kelmendi

  • 28 March 2021 - 08:22

Shkruan: Dr. Muhamet Kelmendi

Pse opozita ka frikë? Opozita në Kosovë tash po e ndien veten shumë keq. Kjo për faktin se është mësuar çdo herë me qenë në pozitë. Duke kaluar në opozitë është gjetur keq, shumë keq, si dhe ka shumë frikë nga e ardhmja e vetë. Shkaqet pse ka frikë janë të shumta. Mirëpo, ajo që është thelbësore është humbja e prestigjeve nga pushteti dhe të mirave që u ka sjell. Të gjithë nga opozita parlamentare janë në gjendje të mirë ekonomike. Ata janë marr dhe tash po merren me veprimtari të ndryshme ekonomike e financiare.

Nuk ka njeri nga opozita që nuk ka të ardhura të mëdha nga fushat e ndryshme. A janë ato ligjore apo jo unë nuk e di! Mirëpo frika e ka kapur opozitën dhe nga ajo gjendje ka filluar të kundërshton, akuzon e nxjerr qëndrime, pa ditur se ku do të shkon përfundimi. Në veçanti frika është te qëndrimi që janë dal nga pozita për të luftuar krimin dhe korrupsionin, sikundër edhe nga fakti për të futur në zbatim Ligjin mbi VETTING-un. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, politika e pozitës për të intervenuar nëpër institucione të pushtetit, ka bërë që opozita menjëherë të kundërshton. Pse, sepse kudo janë të punësuar njerëzit e opozitës. Nuk ka institucion ku nuk janë njerëzit e tyre dhe natyrisht se ajo ka krijuar nervozizëm të madh. Si do të mëngojnë ata atë gjendje është një çështje që në vetvete është shumë e rëndë. Tehu i masave është kundër njerëzve të tillë. Duhet theksuar dhe atë, nëse zbatohen me përpikëri masat e VETTING-ut, se ato mund të dërgojnë masat e tilla te kundërshtimet e mëdha nga qytetarët në vend. Intervenimi në përmasa të gjëra kapë shumë të punësuar dhe ajo tërheq domosdo kundërshtimin. E ky kundërshtim do të bartet në Kuvend dhe në rrugë. Si do të përfundon çështja është vështirë që të përcaktohet. Por masat duhet të ndërmerren. Pushteti është jashtë kontrollit ligjor. Atë duhet me masa juridike dhe penale për ta sjellë në rrugën e ligjit. Pa këto masa nuk shërohet shteti i ynë. Ndërsa, sa i takon raporteve me shtetin serb, qeveria aktuale nuk duket se ka plan të përcaktuar. Nga deklaratat nuk del se kemi reciprocitet dhe përveç deklaratës për të respektuar Kushtetutën nuk dëgjohet gjë. Kjo i ka dhënë fuqi opozitës. Pozita kërkohet që shpejtë të tregon se si dhe çka do të dialogohet dhe ku donë për të shkuar me dialog. Pa këtë nuk ka qetësi dhe opozita këtë po e pretë për të treguar dobësitë dhe dështimet e qeverisë së VV-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".