Djali plagos babain e tij 65-vjeçar në Mitrovicë

  • E.K /
  • 29 March 2021 - 10:36
 Djali plagos babain e tij 65-vjeçar në Mitrovicë

Një person ka kërkuar mbrëmë ndihmë mjekësore, pasi siç ka deklaruar fillimisht është sulmuar nga djali i tij, më pas ka pësuar lëndime trupore edhe nga një mjet i mprehtë.

Sipas policisë, lëndimet janë të lehta, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Mitrovicës.

“Gjatë natës në Mitrovicë,  është raportuar  një rast  “ dhunë në familje”, ku viktima mashkull  rreth 65 vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tije. Viktimës  i është ofruar tretman mjekësor, sipas  mjekut lëndimet e natyrës se lehtë dyshohen të i jen shkaktuar nga një mjetë i mprehtë. I dyshuari mbete në kërkim , ndërsa rasti po hetohet:  “dhunë në familje” dhe “ lëndim i lehtë trupor””, tha policia.

Ndërkohë, nuk dihet motivi sesi ka nisur zënka.

(Kosova Sot Online)