Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë, vidhet një shumë e konsiderueshme parash

  • E.K /
  • 29 March 2021 - 11:23
 Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë, vidhet një shumë e konsiderueshme parash

Policia njofton për grabitje të armatosur në marketin e një pompe derivatesh në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

dy persona të panjohur dhe të maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë arritur që nga arka e marketit të pompës të grabisin një sasi para të gatshme, thuhet në raportin e policisë.

Sipas punëtorëve të pompës, të dyshuarit pas grabitjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE E ARMATOSUR /Rr. Mon Balaj, Prishtinë 28.03.2021-03:17.Dy viktimat meshkuj kosovarë punëtor në pompën e derivateve kanë raportuar se dy persona te panjohur te maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë arritur që nga arka e marketit të  pompës të  grabisin një sasi para të  gatshme. Sipas ankuesve, të  dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë në ajër me armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur  njësitë përkatëse policore,  rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)