
Lexoni edhe:
Pas tërmetit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, politika e lidhur me krimin duhet të pastrohet e zhveshur lakuriq, për një fillim të ri nga pika zero!
Shkruan: Skënder Mulliqi
Nëse dikush i frikësohet funksionimit ashtu si duhet të shtetit ligjor, e po i frikësohet, këtu nuk do të ketë pardon. Shteti nuk ndërtohet me hajni të pronës shoqërore siç ndodhi . Shteti ndërtohet me punë të madhe dhe të ndershme , me përgjegjësi dhe moral të lartë politik. Ka ardhur koha që të përfundojnë lojërat politike të cilat e shkallmuan Kosovën. Është koha e normalitetit ,se mjaftë jetuam me gjendje abnormaliteti. Mjaftë me jetë të keqe. Mjaft me izolim nga Evropa .Është koha e forcave përparimtare , për të zënë sado pak hapin me kohën , me shtetet e civilizuara të botës Perëndimore.
-Sa u formuan organet e reja, opozita kërkon zgjedhje! Si është e mundur kjo! Kjo tregon se këta nuk e kanë dert punën e Kosovës , por të tyre .Një Kosovën e varfër të mbaj zgjedhje çdo ditë, a është e mundur kjo? Si shpjegohet a kjo ndryshe , veç pa përgjegjësi totale e gardës së vjetër dhe të korruptuar politike. Këta po veprojnë sikur Kosova të ishte qiflik i tyre , se zaten ashtu edhe e shndërruan për 22 vite. E dinë mirë se sa të kushtueshme janë zgjedhjet.
E dinë mirë se do të pësojnë debakël edhe me të madh se me 14 shkurt. I dinë mirë të gjitha , por shpëtimin po e kërkojnë në kohë, e që pikërisht kjo ju ka skaduar. Nuk dëshirojnë për ta pranuar se ka ardhur koha e gjeneratës së re në politikë , të cilës i intereson zhvillimi dhe prosperiteti i Kosovës. Këta duhet vënë pak gishtin kokës , se çka na sjell në vazhdimësi jo stabiliteti politike, institucional dhe ekonomik.? Na sjell zhbërjen e një trohe shtet që e kemi fituar me shumë gjak, së bashku me miqtë tanë ndërkombëtar. Më mirë ishte për të ia bërë 90 vota Glauk Konjufcës dhe tash Vjosa Osmanit për presidente , se sa çetnikut serb Goran Rakiq!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".