“Allahu Akbar”, kështu reagon shefi i ekipit në momentin kur lëviz anija gjigante që bllokoi kanalin e Suezit

  • G.G /
  • 29 March 2021 - 12:54
“Allahu Akbar”, kështu reagon shefi i ekipit në momentin kur lëviz anija gjigante që bllokoi kanalin e Suezit

Anija gjigante “Ever Given” që është bllokuar në Kanalin e Suezit ka mundur të zhvendoset pjesërisht pas 6 ditësh.

Në pamjet e publikuara nga gazetarja Joyce Karam në rrjete sociale duket momenti kur ekipi egjiptian bëri të mundur lëvizjen e anijes.

Kapiteni i ekipit duket se shfryn i lehtësuar dhe bërtet me të madhe “Allahu Akbar” (Zoti është i madh).

Osama Rabie, kryetar i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), tha se anija ishte liruar pjesërisht dhe ky ishte “një lajm i mirë”, raporton Wall Street Journal më 29 Mars.

Mjetet ndihmëse për lirimin e saj do të vazhdonin punën për të siguruar se anija mund të lëvizte prap në kanal, tha ai.

“Ne nuk kemi mbaruar ende, por ajo ka lëvizur”, shtoi Rabie. Kompania e shërbimeve të kanalit Leth Agencie tha se ekipet e shpëtimit e kishin “zhvendosur pjesërisht” anijen. Por, kjo kompani nuk dha detaje të tjera se kur mund të lirohet plotësisht anija.

Përpjekjet për të çliruar anijen masive 400 metra të gjatë të ngarkuar me mijëra kontejnerë u intensifikuan më 28 mars.

Ekipet punuan për të hequr pjesë të bregut të kanalit dhe për të zgjeruar pastrimin afër harkut të anijes në një thellësi prej 18 metrash, tha në një deklaratë Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA).

Autoritetet egjiptiane kanë thënë se në rast se operacioni për të liruar anijen dështon, duhet të hiqen disa nga 18 mijë kontenierët në anije, për të zvogëluar peshën e saj.
 

(Kosova Sot Online)