Shefi i mafias arrestohet pas 14 vjetësh në arrati

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 08:21
 Shefi i mafias arrestohet pas 14 vjetësh në arrati

Shefi i mafisë kalabreze, Francesco Pelle (43), u arrestua në Lisbonë pas një kërkimi 14-vjeçar nga policia, raporton agjencia e lajmeve italiane Ansa.

Policia arrestoi Pelle në një klinikë të Lisbonës ku ai po trajtohej për COVID-19.

Në një raport të agjencisë italiane thuhet se Pelle, kreu i mafisë së fuqishme kalabreze Ndrangheta, i cili kontrollon tregtinë e kokainës në Evropë, ishte në arrati që nga viti 2007.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi urdhëroi kryerjen e një masakre në prag të Krishtlindjes në vitin 2006, në të cilën u vra gruaja e shefit rival të mafisë Giovanni Luka Nirta.

Në këtë mënyrë, Pelle filloi një cikël hakmarrjeje, i cili arriti kulmin në masakrën në qytetin gjerman të Duisburg në gusht 200

(Kosova Sot Online)