Të gjithë janë ngritur në këmbë kundër kryetarit të tej korruptuar e kriminalizuar të Prishtinës Shpend Ahmetit, ai e ka vendin në burg, e jo në Zyren e Kryetarit!

Të gjithë janë ngritur në këmbë kundër kryetarit të tej korruptuar e kriminalizuar të Prishtinës Shpend Ahmetit, ai e ka vendin në burg, e jo në Zyren e Kryetarit!

Hajrullah Tërnava

  • 30 March 2021 - 07:54

Shkruan: ANALIST - Hajrullah Ternava

Tani kur zgjedhjet e radhës lokale do mbahen në vjeshtë, është e kuptueshme që partitë politike t’i shpallin kandidaturat e tyre nga më të fortat, në të gjitha komunat e posaçërisht edhe në Prishtinë. Në shumë situata të tanishme mund të vërehet se partitë politike janë duke u përgatitur seriozisht që të ja shkëpusin Shpend Ahmetit qeverisjen puro-kriminale për dy mandate të plota me Prishtinën që i qeverisi kriminalisht , duke i nxjerr 6 muaj para kohe emrat e kandidatëve të tyre që do të ja mësyjnë garës për të parin e Prishtinës.

Por zgjedhjet qendrore i kanë frikësuar të gjitha partitë tjera, se me votimet e fundit, që në mënyrë absolute ia dhanë votat LVV dhe Listës Vjosa, dhe hiq pa asnjë problem u krijua Qeveria Kurti 2, e që në tërë territorin e Kosovës u pa disponimi gjithqytetar, kjo është një sinjal i frikshëm se mos VV-ja do ta merr në qeverisje edhe shumicën absolute të komunave te Kosovës.

-Kosovarët pritet përsëri gjatë këtij viti të shkojnë deri te kutitë e votimit, për Zgjedhjet Lokale 2021, të cilat pritet të mbahen diku në tetor, në vjeshtë, e për të cilat partitë politike si asnjëherë më parë i kanë filluar përgatitjet qysh tash, që ndoshta a mos po munden me ndryshua diçka për ato parashikimet e tyre që parashihen se LVV do ti fitoj prapë edhe zgjedhjet lokale, ndoshta mbi 90% të komunave, prandaj tani edhe më herët i kanë filluar përgatitjet, dikush madje para e dikush pas zgjedhjeve parlamentare.

Në opinionin publik, qysh tani, kanë filluar të qarkullojnë emra se kush mund të janë kandidatët të cilët do t’i hyjnë garës për të parin e kryeqytetit, që do të jetë betejë vendimtare nga secili subjekt politik, për ta dëshmuar dhe denoncuar qeverisjen e inkriminuar të shpend Ahmetit në këtu 8 vite, dhe për ta propozuar kandidatin tyre më të fortë që pretendojnë për kthesën e madhe në kryeqytet. Me kandidatura të forta vijnë paralajmërimet nga PDK dhe LDK, ndonëse akoma nuk janë bërë zyrtare.

PDK e sheh kandidatin më të përshtatshëm Uran Ismailin, aktualisht deputet i PDK-së dhe ish Ministër i Shëndetësisë kurse në LDK janë akoma dy opsione, vet kryetari i tanishëm Lumir Abdixhiku ose deputetja Vlora Dumoshi, e dëshmuar si ministre e suksesshme në mandatin e deritanishëm. AAK-ja e Ramush Haradinajt veç e ka zyrtarizuar kandidaturën e Daut Haradinajt, i cili e ka liruar edhe pozitën e deputetit, që të përgatitet në mësymjen e garës për Prishtinën. Këto zgjedhje lokale do të jenë për shume kënd që konkurrojnë për kryetar të komunave : vetem djegie e mandatit të karrierave politike të tyre për një perspektivë të gjatë kohore, ngase opinioni i gjere gjithe popullor tani është i përcaktuar se kujt do t’ia jep votën per komunat e kosoves , që u dëshmua në zgjedhjet qendrore.

Prandaj qeverisja e inkriminuar e Shpend Ahemtit, dhe degradimi që ja solli kryeqytetit deri ne shkatrrim për këto dy mandatet, është një argument i mjaftueshëm dhe i fuqishëm në dorë të rivalëve politik , por edhe të qytetareve që përveç largimit sa me pare nga pozita e kryetarit , të kërkohet edhe nxjerrja e tij pa asnje hamendje para drejtësisë për të gjitha të këqijat që ja solli Prishtinës, me stagnim në zhvillim dhe degradim dhe deformim në ndërtim i cili nuk do të mundë të riparohet për dekada të tëra nga kushdo që e merr qeverisjen në mandatet vijuese.

Nëse veprohet në mënyrë të tillë që ndaj Shpendit të zhvillohen hetimet për të gjitha të këqijat dhe krimet që i ka bërë në këto dy mandatet e të qëndruarit si kryetar i Prishtinës, dhe nëse prokuroria ka fakte besojme te bollshme për ngritje të shpejt te Aktakuzës në gjyq kundër tij, kjo do ju shërbej në të ardhmen të tjerëve kryetarë që të punojnë konform ligjeve e kushtetutes dhe gjithnje në të mirë e dobi të qytetarëve te barabarte pra ligjit , dhe ta kenë parasysh ndërtimin e Kryeqytetit ashtu si ishte dashur, e jo te shkatërrohet dhe të degradohet nga “nentoka kriminale ...” sikur në këtë nivel që është tani!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".