Zbulohet afera 4-vjeçare e Kryeministrit britanik Boris Johnson

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 08:52
 Zbulohet afera 4-vjeçare e Kryeministrit britanik Boris Johnson

Biznesmenja Jennifer Arcuri ka treguar për herë të parë për lidhjen e saj katër-vjeçare me Kryeministrin britanik Boris Johnson, lidhje e jetuar midis viteve 2012 dhe 2016.

Arcuri tha se dyshja kanë pasur një “tërheqje fizike dhe intelektuale” pasi janë takuar në kohën kur ajo ishte studente dhe Boris ishte kryetar i Bashkisë së Londrës, kohë në të cilën ai ishte edhe i martuar me avokaten Marina Wheeler, me të cilën ka 4 fëmijë.

“Ne ishim në një lidhje intime për katër vjet,” tha ajo në një intervistë ekskluzive për Sunday Mirror. 

“Unë e kam dashur atë, dhe me një arsye të mirë. Por njeriu që mendova se e njihja nuk ekziston më ”.

Arcuri ka ndarë detaje nga lidhja e tyre 4-vjeçare duke bërë që tani Kryeministri Johnson të hetohet për arsye se nuk ka rrëfyer lidhjen e tij, gjë që thyen kodin e mirësjelljes të cilin kryebashkiaku i qytetit duhet ta respektojë.

(Kosova Sot Online)