Agim Veliu arrin në zyrat e partisë për takimin me Abdixhikun

  • E.K /
  • 30 March 2021 - 12:39
 Agim Veliu arrin në zyrat e partisë për takimin me Abdixhikun

Deputeti Agim Veliu ka arritur në zyrat e partisë ku pritet të fillojë mbledhja e kryetarit Lumir Abdixhiku me Grupin Parlamentar të LDK-së lidhur me votën e tyre për presidentin.

Veliu nuk e ka bërë të qartë votën e tij për Vjosa Osmanin teksa ka kritikuar udhëheqjen e partisë se ka marrë tërë presionin mbi supe për zgjidhjen e presidentit të vendit, çështje kjo që sipas tij i takon të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.

Në mbledhje pritet të marin pjesë nënkryetarët e partisë dhe sekretari organizativ i LDK-së.

Kurse nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili dje pas takimit të Kryesisë e cila zgjati rreth tre orë bëri të ditur se Abdixhiku takon sot deputetët e partisë ku edhe do të merret vendimi për presidentin.

“Kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër (sot) do të takohen me grupin e deputetëve që pjesëmarrja në seancë të jetë në frymën kushtetuese dhe duke krijuar frymë dhe angazhim dhe stabilitet politik në këtë vend. Ne do të punojmë që të dalim unanim, na duhet si çdo herë që veprimi jonë i përbashkët të jetë arma jonë politike”, deklaroi Haziri.

“Nuk varet nga ne roli jonë në kuvend është pjesëmarrja ose mospjesmarrja. Qëndrimi jonë do të jetë në bazë të frymës kushtetuese që të plotësohet krijimi i institucioneve. Për më shumë nesër shihemi në angazhime të tjera dhe besoj se shumë shpejt gjithcka është e qartë. Ne kemi shtjerr nevojën dhe arsyen për tu takuar. Do të vendoset që të mos ketë obstruksione institucional. Dhe të krijohet frymë për progres në vend.”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)