Shkencëtari bën thirrje për një hetim më të gjerë mbi origjinën Covid-19

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 15:43
Shkencëtari bën thirrje për një hetim më të gjerë mbi origjinën Covid-19

Shkencëtari kinez dhe udhëheqësi i ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Liang Wannian tha të mërkurën se OBSH duhet të bëjë më shumë studime rreth Covid-19.

“Ekziston një konsensus midis shkencëtarëve që vendi ku u raportua rasti parw nuk është domosdoshmërish vendi ku u shfaq virusi për herë të parë,” tha Liang Wannian në një konferencë shtypi në Pekin të mërkurën.

“Bazuar në këtë, perspektiva e gjetjes së origjinës së virusit duhet të jetë më e gjerë.”

Kjo vjen pas publikimit tw raportit tw OBSH-së për origjinën e virusit, i përpiluar nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë dhe homologët e tyre kinezë.

Raporti siguron një ekzaminim të hollësishëm të të dhënave të mbledhura nga shkencëtarët dhe autoritetet kineze nga ditët e para të pandemisë, por ofron shumw pak tw dhwna se ku dhe si përhapet virusi te njerëzit.

Pas publikimit, Shtetet e Bashkuara dhe 13 qeveri të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Korenë e Jugut, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësime mbi qasjen e kufizuar të studimit në “të dhëna dhe mostra të plota, origjinale”.

(Kosova Sot Online)