Trump synon të kandidojë sërish në 2024

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 15:36
Trump synon të kandidojë sërish në 2024

Donald Trump ka dhënë sinjale se do të kandidojë për president sërish në vitin 2024 gjatë intervistës së tij të parë televizive që pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti i 45-të i SHBA-ve u pyet nga nusja e tij Lara Trump nëse mbështetësit e tij mund t’i mbanin shpresa se ai mund të kandidonte sërish.

Trump u përgjigj: Po keni shpresë, këtë mund t’ju them, që keni shpresë. Ne e duam vendin tonë, këtë vend, dhe i detyroheshim shumë, por tani duhet ta ndihmojmë.


Gjatë intervistës që zgjati rreth 18 minuta, Trump foli edhe për momentin kur presidenti amerikan Joe Biden u rrëzua nga shkallët ndërsa ngjitej për në Air Force One.

Gjithashtu, Trump tregoi sesa i mërzitshëm ishte bërë Twitter-i tashmë që ai nuk është më në këtë rrjet social. Kjo ishte hera e parë që 74-vjeçari shfaqet në një intervistë televizive pasi humbi zgjedhjet kundër Joe Biden dhe u largua nga Uashingtoni.

Edhe një herë, ish-presidenti theksoi se zgjedhjet ishin të vjedhura.

(Kosova Sot Online)