Emmanuel Macron i shkruan letër Albin Kurtit: Shpresoj që ta vazhdoni dialogun me Serbinë, do t’ju mirëprisja në Paris për të folur rreth kësaj teme

  • E.K /
  • 01 April 2021 - 11:24
Emmanuel Macron i shkruan letër Albin Kurtit: Shpresoj që ta vazhdoni dialogun me Serbinë, do t’ju mirëprisja në Paris për të folur rreth kësaj teme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ndër tjerash ia ka përmendur dialogun me Serbinë. Për ta diskutuar këtë dhe disa çështje tjera, Macron e ka ftuar Kurtin për vizitë në Paris.

“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar Macron. Këtu, ka thënë ai, duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj.

Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kurtit për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve. Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.  

Letra e plotë:

(Kosova Sot Online)