Lutfi Haziri përsërit deklaratën e famshme: Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 08:05
 Lutfi Haziri përsërit deklaratën e famshme: Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, ka folur për zgjedhjen e Presidentit në seancën që pritet të mbahet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.

Ai e ka përsëritur edhe një herë deklaratën e tij të famshme se “Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së”.

“Tash e disa vite dihet, Presidenti kalon nga zyrat e LDK-së. Ne kemi vendosur të jemi pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. LDK-ja do të jetë më unike se kurrë, edhe më unike se e gjithë Vetëvendosja, por ne nuk përzihemi në votat e deputetëve. Votat e deputetëve janë të fshehta dhe varen nga vullneti i tyre”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se nuk kanë inate me Vjosa Osmanin, edhe pse ajo është larguar nga LDK-ja e hidhëruar, pasi që sipas Hazirit, ajo është formuar politikisht në frymën e LDK-së.

“Vendimi ynë është në mirëbesim me zonjë Osmani. Ajo duhet ta di që si presidente duhet ta luajë rolin për të cilin është aty. Ta ruajë frymën kushtetuese që e ka ky shtet, e jo të anojë tek një parti ose tek një tjetër. Tjetra, nëse ajo tenton që në emër të çkapjes ta kapë shtetin, LDK nuk e falë”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

(Kosova Sot Online)