Vota e Behgjet Pacollit, sipas direktivës së krimit të organizuar

Vota e Behgjet Pacollit, sipas direktivës së krimit të organizuar
Vota e Behgjet Pacollit, sipas direktivës së krimit të organizuar

Xhevat Meha

  • 02 April 2021 - 07:47

Shkruan: ANALIST- Xhevat Meha

Nëse vota e tij nuk do të jetë përcaktuese, ai do të votoj për Vjosën Presidente se i duhet të mbulohet, kuptohet fals, se kinse nuk është përfaqësues politik i krimit, e bile si bonus do të krekoset sa i devotshëm është për lirinë e Kosovës.

Së pari, Behgjet Pacolli është një i fundosur politik që vetëm fal kontrollit të rrjetit të krimit në politikën e Kosovës, ka ende mandat deputeti. Behgjet Pacolli defakto ka qenë dhe fatkeqësisht vazhdon të jetë një përfaqësues politik i krimit te organizuar ne institucionet e shtetit në Kosovë, ky mbijeton nga ndihma e bashkëpërfaqësuesve te tij të krimit siq jane tanime te ikurit: Isa, Hashimi, Fatmiri, dhe tani në fund Isa dhe ta shohim Lumiri si do të veproj. Nuk është fjala vetëm për këta individ, por pas këtyre qëndron rrjeti i mirë organizuar dhe i strukturuar.

Vota e Behgjetit për Vjosën do të jetë e lidhur me rolin që ka kjo votë. Nëse vota e tij është përcaktuese se a do të bëhet Vjosa Presidente a jo, ai do të votoj kundër. Por nëse vota e tij nuk do të jetë përcaktuese, ai do të votoj gjithsesi për Vjosën Presidente se i duhet të mbulohet, kuptohet falso, duke genjyer se kinse nuk është përfaqësues politik i krimit, e biles si bonus do të krekoset se kinse - sa i devotshëm është ai për lirinë e Kosovës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".