ATK tejkalon pritshmëritë, inkason 11.7 milion euro më shumë se plani

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 10:33
 ATK tejkalon pritshmëritë, inkason 11.7 milion euro më shumë se plani

Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës, për muajin Janar-Mars 2021 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 134.7 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar rritje për 16.2 milion euro.

Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 11.7 milion euro më shumë të hyra apo 9.6% më shumë se plani, njofton ATK në një komunikatë për media.

 “Rezultat për rritjen e të hyrave është përkushtimi dhe puna profesionale e stafit të ATK-së, avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.ATK i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve që të vazhdojnë t’i kryejn obligimet e tyre tatimore, pasi që vetëm në këtë mënyrë vendi ynë do të ketë stabilitet fiskal”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)