Gruas nga Podujeva ia thyejnë xhamin e veturës, ia vjedhin dokumentet gjermane dhe 230 euro

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 11:04
 Gruas nga Podujeva ia thyejnë xhamin e veturës, ia vjedhin dokumentet gjermane dhe 230 euro

Një grua nga Podujeva ka raportuar se persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës dhe ia kanë vjedhur dokumenet personale dhe 230 euro.

Hajnat i vodhën asaj një pasaportë të shtetit gjerman dhe një letërnjoftim të  shtetit gjerman.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:30.

“Podujevë 01.04.2021 – 22:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona deri më tani të pa njohur ia kanë thyer xhamin e veturës së sajë me targa vendore dhe i kanë vjedhur një pasaportë të Republikës së Kosovës, një pasaportë të shtetit Gjerman, një letërnjoftim të  shtetit Gjerman dhe 230 (dy qind e tri dhjetë) €. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)